Skip to main content

Virusi Korona: Je i mbrojtur?

Qoftë në kantierin e ndërtimit, në ndërmarrje ose në ofiçinë: Punëdhënësi yt duhet të respektojë rregullat e paracaktuara të higjienës dhe sigurisë dhe të të mbrojë ty nga një infektim!

Cilat masa duhet të zbatohen?

  • të respektohet distanca prej 2 metrash
  • jo më tepër se 5 persona në hapësirë të ngushtë
  • jo disa persona në të njëjtin automjet
  • maska mbrojtëse, nëse disa persona punojnë së bashku
  • mundësi pastrimi në kantierin e ndërtimit
  • gjithmonë mjaftueshëm mjete dezinfektimi
  • shumë sisteme të mjaftueshme dhe të pastra sanitare

Nëse punëdhënësi yt i respekton këto rregulla të higjienës dhe sigurisë, puna vazhdon.

Nuk mund të zbatohen masat, puna duhet të pezullohet. Nëse nuk ndodh kjo vullnetarisht, një ndërmarrje ose një kantier ndërtimi mund të mbyllet nga autoritetet.

Atëherë është e mundur puna me orar të shkurtuar – pa qenë e nevojshme të pakësohen orët shtesë. Ti merr atëherë një vazhdim të pagesës prej 80 % të rrogës nga dita e parë. Edhe të punësuar me pagë për orë pune, me zënie të përkohshme me punë ose me kontratë të kufizuar pune marrin kompensimin.

Forse potrebbero interessarti anche questi articoli

Utilizziamo i cookie sul nostro sito Web. Alcuni di essi sono essenziali per il funzionamento del sito, mentre altri ci aiutano a migliorare questo sito e l'esperienza dell'utente (cookie di tracciamento). Puoi decidere tu stesso se consentire o meno i cookie. Ti preghiamo di notare che se li rifiuti, potresti non essere in grado di utilizzare tutte le funzionalità del sito.

Maggiori informazioni Rifiuta Ok