Zum Hauptinhalt springen

Migracioni në Zvicër: Humaniteti dhe solidariteti janë më të rëndësishëm se kurrë - Shqetësimet e migranteve/migrantëve

Jetesa në një atdhe të ri, shpesh nuk është e lehtë. Syna po punon për këtë arsye në një program sindikal i cili kontribuon në integrimin e njerëzve me sfond migracioni. Qëllimi: të mbështesim më mirë anëtarët tanë të Syna-s dhe të forcojmë, si solidaritetin, ashtu edhe lidhjen sociale. Përveç kësaj ne kemi përmbledhur adresat e vendeve tek të cilat migrantet/migrantët marrin ndihmë.

Migracioni është një realitet kompleks, një fenomen që prek miliona njerëz në të gjithë botën. Zvicra, me ekonominë e saj të lulëzuar dhe mundësitë e ndryshme të punësimit, është një reze shprese për shumë njerëz. Jetesa në një vend të ri, megjithatë, sjell me vete sfida të konsiderueshme që duhen kuptuar dhe shqyrtuar me empati.

Sfidat e integrimit

Integrimi është një temë qendrore. Gjatë kësaj nuk bëhet fjalë vetëm për të gjetur një vend pune por edhe për të ndërtuar një jetë të re në një mjedis. Dhe ky shpesh duket të jetë armiqësor ose i huaj. Barriera gjuhësore është një nga vështirësitë e para me të cilën përballen shumë migrantë dhe migrante. Pa mundësinë për tu kuptuar, rritet rreziku i izolimit, gjë që çon në zhgënjim dhe ndonjëherë në një ndjenjë të mospërkrahjes.

Përveç kësaj, ndryshime kulturore mund të çojnë në keqkuptime. Tradita të ndryshme, vlera dhe zakone krijojnë shpesh fërkime dhe konflikte, si midis migranteve/migrantëve dhe vendasve, ashtu edhe brenda vetë komuniteteve.

Diskriminim, bullizim dhe dhunë: një realitet alarmant

Diskriminimi, për shumë njerëz me sfond migracioni, është një problem i madh i cili ka ndikime të thella, si në shkollë, ashtu edhe në vendin e punës. Në shkollë, fëmijët me sfond migracioni mund të ekspozohen ndaj ngacmimeve dhe përjashtimit, gjë që cenon mirëqenien e tyre dhe procesin e integrimit. Gjithashtu të rriturit përballen me diskriminim në vendin e punës, i cili mund të shfaqet si në mënyrë të vështirë ashtu dhe të qartë dhe kontribuon në një mjedis pune toksik dhe të paqëndrueshëm.

Është njerëzore të reagohet në rrethana të tilla duke u tërhequr. Kush jeton në izolim vuan shpesh në mënyrë të veçantë, aq më tepër nëse përfshihet dhuna shtëpiake. Ku duhet të merret ndihmë? Dhe si? Pyetje mbi pyetje, të cilat çojnë që të prekurit të vuajnë në heshtje.
Është me rëndësi të veçantë që shoqëria dhe institucionet e saj të ndërgjegjësohen për këto probleme dhe të punojnë në mënyrë aktive për të nxitur një mjedis intergrues dhe të sigurt për të gjithë. Vetëm përmes një përpjekjeje të përbashkët mund të merremi me këto sfida dhe të garantojmë një të ardhme në të cilën çdo secila/secili mund të jetojë pa frikë nga diskriminimi, bullizimi ose dhuna.

Edhe një fushë tjetër jep shkas për shqetësim: bullizmi kibernetik, pikërisht edhe kundrejt migranteve/migrantëve/ Në një botë gjithnjë e më teknologjike kjo temë po bëhet sa vjen e më qendrore. Vetmia dhe ankthet, të cilat forcohen me furi nga bullizmi, mund të kenë efekte të ndjeshme në shëndetin mendor, prandaj duhet t'i kushtohet më shumë vëmendje këtij fenomeni.

Për Syna-n është e qartë: Migrimi nuk është vetëm një çështje ekonomike, por edhe një çështje e të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor. Është me rëndësi që ne si shoqëri të detyrohemi për të kuptuar dhe mbështetur ata që vijnë tek ne në kërkim të një jete më të mirë. Vetëm përmes ndërgjegjësimit, arsimimit dhe mbështetjes reciproke mund të ndërtojmë një të ardhme intergrative dhe mbështetëse për të gjithë. Ne nuk duhet të harrojmë se çdo migrant dhe çdo migrante sjell me vete një histori, një ëndërr dhe shpresën për një të ardhme më të mirë. Ne të gjithëve na kërkohet të ndryshojmë diçka.

Burimet mbështetëse: një flakadan shprese
Në kohë krize, është e rëndësishme të dihet se ku gjendet ndihmë. Lista e mëposhtme e pikave të kontaktit të tregon se ku mund të drejtohesh.

VEREIN VIOLENCE QUE FAIRE
Dhunë në çift ose në marrëdhëniet intime
contact@violencequefaire.ch

Caritas Zvicër
Ofron mbështetje për të ardhurat dhe të ardhurit në situata të vështira, duke përfshirë shërbimet e integrimit.
- Website: www.caritas.ch
- info@caritas.ch

Pro Juventute
Mbështetje për të rinjtë, duke përfshirë shërbimet kundër bullizmit dhe bullizmi kibernetik.
- Website: www.projuventute.ch
- Numra telefoni në raste urgjente për të rinjtë: 147

Rrjeti i këshillimeve për viktima nga racizmi
- Website: www.network-racism.ch/beratungsstellen
- beratungsnetz@humanrights.ch
+41313020161

Është e rëndësishme që të drejtohesh direkt në këto shoqata për të marrë mbështetje konkrete dhe informacion të detajuar në lidhje me shërbimet që ofrohen.

Në Zvicër ka disa numra telefoni në raste urgjente të cilët mund t'i kontaktosh në rast nevoje. Këtu janë disa nga numrat më të rëndësishëm të urgjencës:
  1. Policia: 117 - Për raportimin e krimeve ose situatave emergjente që kërkojnë ndërhyrjen e policisë.
  2. Ambulanca: 144 - Për urgjencat mjekësore dhe shërbimet e ambulancës.
  3. Zjarrfikësit: 118 - Për raportimin e zjarreve ose situatave që kërkojnë ndërhyrje të shërbimit zjarrfikës.
  4. Këshillim mjekësor 0848 133 133 - Numri për konsulta shëndetësore dhe mjekësore.
  5. Telefon - anti bullizmit 0800 800 100 - Këtu mund të raportosh rastet e bullizmit dhe të marrësh mbështetje.
  6. Ndihma pastorale shpirtërore në telefon: 143 - Për njerëzit të cilët në një situatë krize ose stresuese kanë nevojë të flasin me dikë.

Është e rëndësishme të dihet se kujt mund t'i drejtohesh në rast emergjence. Nëse ke nevojë për informacione të mëtejshme, mos hezito të na pyesësh!

Komisioni Kombëtar për Migracionin
Véronique Rebetez

Ähnliche Beiträge

Cookies erleichtern die Bereitstellung unserer Dienste. Mit der Nutzung unserer Website erklären Sie sich damit einverstanden, dass wir Cookies verwenden.
Weitere Informationen Ablehnen Akzeptieren