Skip to main content
Aktualitete nga industria e ndërtimit
Aktualitete nga industria e ndërtimit

Informacione të Syna

Punëdhënësi yt ka detyrimin, të të mbrojë ty nga e ftohta.

A e dije?
Nëse ti duhet të punosh në një temperaturë nën 15 gradë, kjo konsiderohet ligjërisht punë në të ftohtë.
Punëdhënësi yt atëherë ka detyrimin, që të marrë masa mbrojtëse.
Konkretisht kjo do të thotë:
Në një temperaturë midis 15-10 gradë ti duhet të kesh mundësinë që të mund të ngrohesh rregullisht përsëri në një vend të ngrohtë, më së voni përkatësisht pas 150 minutash pune dhe të paktën për 10 minuta.
Kontakto sekretariatin tënd regjional të Syna nëse mendon se punëdhënësi yt kujdeset tepër pak për shëndetin tënd.

E shpjeguar saktësisht:
Klima në vendin e punës dhe në ambientin e punës

Bazuar në temperaturën e ajrit përcaktohen pesë zona të ftohta. Kohët minimale të ngrohjes në vendet e sigurta, të ngrohta dhe kohët maksimale të punës ndërmjet tyre dallojnë sipas rastit:

Zonë e ftoftë Temperaturë e ajrit °C kohëzgjatja e qëndrimit
maksimale pa ndërprerje, në minuta
Kohës për ngrohje
Kohëzgjatja minimale, në minuta
I. Freskët nën +15 deri +10°C 150 10
II. Pak ftohtë nën +10 deri -5°C 150 10
III. Ftohtë nën -5 deri -18°C 90 15
IV. Shumë ftohtë nën -18 deri -30°C 90 30
V. I ftohtë i thellë nën -30 deri -40°C 60 60
  nën -40°C 20 60
Burimi: DIN 33 403-5-2001-04: Klima në vendin e punës dhe në ambientin e punës
Ti mund të gjesh më shumë në këtë broshurë-Seco (vetëm gjermanisht/frëngjisht/italisht).

Përshëndetje kolegjiale nga Olten

Guido Schluep, drejtues i degës së ndërtimit

Na lejo, që në të ardhmen të të dërgojmë lajme dhe paralajmërime të rëndësishme nga dega e ndërtimit përmes SMS. Nëse vazhdon të ndjekësh linkun në SMS, do të gjesh informacione në gjuhët gjermanisht, frëngjisht, italisht, spanjisht, portugalisht dhe shqip.

We use cookies on our website. Some of them are essential for the operation of the site, while others help us to improve this site and the user experience (tracking cookies). You can decide for yourself whether you want to allow cookies or not. Please note that if you reject them, you may not be able to use all the functionalities of the site.

More information Decline Ok