Skip to main content

«Unë ndërhyj me dëshirë për të tjerë»

Egzona Hoxhaj ka përjetuar shumë dështime në jetën e saj profesionale. Tridhjetëvjeçarja nuk e ka humbur megjithatë asnjëherë optimizmin e saj – ose ambicien e saj.

Ëndrra ime

Kur unë isha ende fëmijë e vogël, dëshiroja të bëhesha inspektore ushqimesh. Kur unë më herët shihja inspektorët në restorantin ku punonte babai im, kjo më dukej gjithmonë mahnitëse. Dhe ky interesim nga mbetur. Pas mësimit të profesionit, do të më duhej të shtoja një studim katërvjeçar në Sion që të mund të kryeja vërtet kontrolle restorantesh. Për fat të keq unë nuk mund ta përballoja këtë.

Dega ime

Unë munda të qëndroj në ndërmarrjen time të mësimit të profesionit dhe të merrja përsipër hap pas hapi përgjegjësi më të madhe. Deri në drejtuese e turnit! Mësimin e profesionit unë e kam bërë në një ndërmarrje të madhe të përpunimit të mishit. Puna më pëlqeu dhe po ashtu që me mua u sollën me kaq shumë besim dhe që më nxitën. Por megjithatë, nëpërmjet të ftohtës dhe lagështisë së vazhdueshme në ndërmarrje unë isha shpesh herë e sëmurë dhe vura re: Kjo nuk i bën mirë shëndetit tim. Dhe kështu, pa dëshirë, vendosa të largohem. Për fat të mirë gjeta brenda ndërmarrjes një vend tjetër pune, në shitje. Unë fillova atje si shitëse e thjeshtë, pa përvojë shitjeje. Pas tetë muajsh unë u ngrita atëherë në detyrë si drejtuese e rajonit.

Shëndeti im

Pastaj ndodhi "Burnout" [rraskapitja]. Unë e doja punën time - përjashtuar shefen. Ajo na ka bërë bullizëm pa shkak. Unë nuk e lejoj të më bëhet diçka e tillë dhe mbrohem. Unë ndërhyj me dëshirë për të tjerë, por dikur ishte vërtet tepër shumë. Ndërkohë që unë isha me raport mjekësor erdhi papritur prishja e kontratës së punës. Atëherë unë u drejtova tek "Syna": unë pata ndjenjën e fortë se nuk lejohej aspak që ata ta bënin këtë. Dhe unë kisha të drejtë. Pas kësaj unë punova si drejtuese makinerie në industri nëpërmjet një zyre të përkohshme për 15 muaj pa pushime. Prita më kot për një punësim të përhershëm. Kjo ofertë erdhi, për fat të keq, vetëm pasi kisha gjetur një vend tjetër pune dhe kisha prishur kontratën e punës.

"Déjà vu-ja" ime

Unë gëzohesha jashtëzakonisht për vendin tim të ri të punës! Por pothuajse më tepër unë gëzohesha për pushimet e mia. Këto unë i kisha planifikuar para shumë kohe dhe, pas më tepër se një viti, të nevojshme sa më s'ka. Për punëdhënësin tim të ri ishte në rregull që unë pak pas fillimit të punës u largova për dy javë prej atje. Të paktën kështu thoshin ata. Pas pesë-gjashtë ditëve të para të punës, ata pohonin ende se sa të gëzuar ishin ata që unë isha atje. Dhe dy ditë më vonë më erdhi prishja e kontratës. Unë nuk e di, ku ishte shkaku. Por kur donin të më paguanin vetëm për ditët që kisha punuar dhe jo për afatin e plotë të prishjes së kontratës, kontaktova sërish me "Syna". Unë nuk kisha bërë asgjë të padrejtë! Falë "Syna" unë morra pastaj një pagë edhe për një muaj të plotë.

Sindikata ime

"Syna" më ka ndihmuar tanimë dy herë nga vështirësitë në rast të problemeve të mëdha në vendin e punës. Unë jam kaq e gëzuar, që jam anëtare. Dhe nëse secili mendon se çfarë merr për kontributin, unë nuk mund të kuptoj asnjë, i cili nuk është anëtar. Babi im është tanimë që prej më tepër se 20 vjet anëtar tek "Syna", që kur ne jemi në Zvicër. Ai më ka thënë gjithmonë mua sa të rëndësishme janë sindikatat. Ai paska vërtet shumë të drejtë! Kur kam qenë herën e fundit pa punë, unë kam aplikuar në "Syna". Unë kisha oferta të tjera pune, por unë i rrezikova të gjitha vetëm për këtë. Dhe çdo gjë shkoi mbarë! Tani unë punoj në sektorin e jashtëm. Unë bëj në të vërtetë pikërisht të njëjtën gjë, të cilën e kam bërë gjithmonë: Të ndërhyj për të tjerë. Por tani në emër të "Syna-s".

Sur le même sujet:

Les cookies facilitent la fourniture de nos services. En utilisant notre site Web, vous acceptez l'utilisation de cookies.
Plus d'informations Refuser Ok