Skip to main content

Virusi Korona: kompensim për mospagim të pagës për prindër

Kush ka të drejtë për një zëvendësim rroge?

Prindër me fëmijë nën 12 vjeç, të cilët duhet ta ndërpresin veprimtarinë e tyre të punës, sepse përkujdesi i fëmijës nga tjetërkush nuk është më i garantuar (mbyllje e shkollave, kopshteve ditore të fëmijëve, kopshteve të fëmijëve ose ata përkujdeseshin nga persona të cilët i përkasin një grupi të rrezikuar).
Cilat kushte vlejnë?
  • Pretendimi fillon më së herëti më dt. 19 mars 2020 (ditën e 4-t pas hyrjes në zbatim të masës më dt. 16.03.2020.)
  • Pretendimi përfundon, nëse do të gjendet një zgjidhje e përkujdesit ose masa për luftimin e virusit Korona u hoq.
  • Kompensimi është 80 përqind i të ardhurave mesatare bruto nga puna të cilat merreshin para fillimit të masës por maksimumi 196 franga në ditë.
  • Vetëm një prind ka të drejtë për një kompensim për ditë pune.
  • Kompensimi duhet të kërkohet nga i prekuri tek arka e kompensimeve. Arka përgjegjëse e kompensimeve është arka e kompensimit të AHV (Sigurimi i Pleqërisë dhe Trashëgimtarëve) e cila mbledh kontributet.

Ähnliche Beiträge

Cookies erleichtern die Bereitstellung unserer Dienste. Mit der Nutzung unserer Website erklären Sie sich damit einverstanden, dass wir Cookies verwenden.
Weitere Informationen Ablehnen Akzeptieren