Virusi Korona: kompensim për mospagim të pagës për prindër
Kush ka të drejtë për një zëvendësim rroge?
Cilat kushte vlejnë?
- Pretendimi fillon më së herëti më dt. 19 mars 2020 (ditën e 4-t pas hyrjes në zbatim të masës më dt. 16.03.2020.)
- Pretendimi përfundon, nëse do të gjendet një zgjidhje e përkujdesit ose masa për luftimin e virusit Korona u hoq.
- Kompensimi është 80 përqind i të ardhurave mesatare bruto nga puna të cilat merreshin para fillimit të masës por maksimumi 196 franga në ditë.
- Vetëm një prind ka të drejtë për një kompensim për ditë pune.
- Kompensimi duhet të kërkohet nga i prekuri tek arka e kompensimeve. Arka përgjegjëse e kompensimeve është arka e kompensimit të AHV (Sigurimi i Pleqërisë dhe Trashëgimtarëve) e cila mbledh kontributet.
